Path: First Page »
Kalendari i Aktiviteteve 2016 / Events Calendar 2016

Panairi i Pranverës

Prill 2016

Në çelje të sezonit Pranveror, Bashkia Korçë organizon "Panairin e Pranverës", i cili  shoqërohet nga një sërë aktivitetesh të ndryshme artistike e kulturore.

Në Zonën Pedonale të qytetit, nuk mungojnë aktivitetet për fëmijë, ekspozitat, grupet e muzikës dhe të kërcimit, për të vazhduar me koncerte të ndryshme.  Pjesë e aktiviteteve të larmishme që zhvillohen përgjatë dy javëve, është edhe Panairi i Poçerisë, që zhvillohet tek sheshi përpara Katedrales “Ringjallja e Krishtit”, gjatë të cilit ekspozohen dhe tregëtohen punime 

Karnavalet e Korçës

Java e parë e Qershorit 2016

Korça e njohur për Karnavalet e famshme, e ka rikthyer këtë traditë duke e shndërruar në një nga festat më të bujshme të qytetit.

Trupa karnavalesh vendase dhe të huaja parakalojnë me madhështi para mijëra qytetarëve dhe vizitorëve, që bëhen pjesë e kësaj feste të paharrueshme.

Nuk ka Karnavale, pa “Karnavalet e Korçës”.

    

10 Vjet Festa e Birrës... vetëm në Korçë!

Datat: 10- 14 Gusht 2016 pranë stadiumit "Skenderbeu", Korçë

Aktivitetet e shumta të verës kulmojnë në muajin gusht, me festën më të madhe në qytet, “Festën e Birrës”, e cila organizohet për të dhjetin vit rradhazi. Mijëra vizitorë vendas dhe të ardhur nga jashtë Shqipërisë kanë mundësi të shijojnë për 5 netë birrën e ftohtë, produktet tradicionale të Korçës, muzikën më të mirë.

Argëtim, show, ritëm deri në orët e para të mëngjesit.

Festa e birrës... vetëm në Korçë.                                                                        

 www.festaebirres.com                                         

www.korcabeerfest.com

 

Festa e Lakrorit

Korrik 2016

Festa e Lakrorit organizohet çdo vit nga Bashkia Korçë me qëllim gjallërimin e jetës turistike si edhe ruajtjen e traditës së gatimit tradicional edhe në atraksionet turistike që i bashkohen qytetit të Korçës

Gjatë festës, amvisat demonstrojnë përgatitjen e lakrorit para syve kureshtarë të vizitorëve që mezi presin të shijojnë lakrorin e sapopjekur në saç.

Gjatë gjithë aktivitetit, nuk mungojnë edhe tingujt e serenatave korçare, duke  gjallëruar akoma më shumë atmosferën festive. 

Festa e Lakrorit do te organizohet ne Dt. 23 Korrik 2016, ne fshatin Polene te Korces, ne oren 18:00.

Transporti per te gjithe te interesuarit qe deshirojne t'i bashkohen kesaj feste mundesohet falas nga Bashkia e qytetit nepermjet autobuzave te vene ne dispozicion te qytetareve .

Nisja  e tyre behet ne oren 17.30 perpara Bashksie Korces. Mire se te vini te festojme se bashku !

 

Simpoziumi Ndërkombëtar “Skulptura e Parkut”

Qershor  –  Korrik 2016

Ky aktivitet i rëndësishëm ndërkombëtar realizohet përgjatë dy javëve të muajve të verës në Korçë. Skulptorë nga vende të ndryshme të botës vijnë në qytetin e Korçës dhe skalitin veprat e tyre në gur. Të gjitha skulpturat e tyre i dhurohen qytetit.

Organizimi i përvitshëm i këtij simpoziumi, synon ta kthejë parkun “Rinia” të qytetit në një muze të hapur të artit bashkëkohor.

 

 

 

Festivali i Komedisë "KoKo FEST"     4-10 Shtator, 2016

 

 

 

 

 

                                                                       Ju ftojmë të bëheni pjesë e Festivalit Mbarëkombëtar të Komedisë, një eveniment madhështor, i cili do të zhvillohet duke shëtitur të gjitha atraksionet e qytetit të Korçës. Mos e humbisni mundësinë të shijoni shfaqje shumë të bukura, me nivel të lartë artistik të trupave teatrale nga Shqipëria dhe jashtë saj.

 

Kaba 2.0 Festiv.al - Korce 10-12 Shtator

Me 10, 11 dhe 12 shtator ne Pazarin e Korces nje TAKIM i paharrueshem i kultures dhe trashegimise sone shpirterore me te miren e muzikes globale.... Kaba, Polifoni, Jazz, Rock, Elektronike, Bashkekohore. 
Edicioni i pare i Festivalit Kaba 2.0 do te jete nje pervoje artistike e klasit te pare.
Per here te pare ne Shqiperi i ftuar special ylli i muzikes bashkekohore, kantautori italian VINICIO CAPOSSELA & Band. 
Me se fundi pas nje turneu 3 vjecar neper bote edhe per publikun tone projekti #Kabatronics nga Fanfara Tirana meets Transglobal Underground
Kompozitori dhe pianisti Robert Bisha mbledh rreth tij Brass All Stars per nje premiere unike.
Villagers of Ioannina City
 do te performojne #Kabarock
Dr Das
 nga Asian Dub Foundation do te eksperimentoje @Kabadub me Albanian Guitar Duo 
Jericho
 do te sjellin #Gegrock nga Kosova 
Albanian Iso-Polyphonic Choir
 do te nderthure polifonine ne Manastirin e Voskopojes nen notat dhe drejtimin e pianistit Robert Bisha... dhe te tjere ne konfirmim e siper ne oret qe do vine. 

DJ sets nga Dr DasTransglobal Underground nga Anglia, Jehonë nga Kosova, The Funky Villainz, Minimim etj

Festa e Mollës/ Panairi i Ushqimeve Tradicionale

Tetor 2016

Festa e Mollës, e cila do të organizohet për herë të dytë nga Bashkia Korçë, ka si qëllim promovimin e produktit vendas, mollës dhe nënprodukteve të saj. Mbledhja e mollëve nëpër ferma të ndryshme në zonat që dallohen për prodhimtarinë e mollës, krijon një mundësi argëtimi për turistët vendas dhe të huaj si edhe gjallëron jetën në njësitë administrative që i bashkohen Korçës. Me pjesëmarrjen e fermerëve të rajonit, realizohet një panair, ku të gjithë pjesëmarrësit reklamojnë mollët si edhe produkte të tjera kulinarie si  verë, reçel, liko, prevede, ëmbëlsira me mollë etj.

Korça Kult

29 Shtator - Java e parë e tetorit 2016

Në kuadrin e Ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, Bashkia Korçë do të organizojë Festivalin Multikulturor “Korça Kult”,  i  cili ka për qëllim promovimin e vlerave të trashëgimisë kulturore të Korçës.  Programi do të përfshijë një larmi aktivitetesh të ndryshme artistike, kulturore, sportive, për të gjitha grupmoshat si vizita falas në muzeumet e qytetit, ekspozita nga piktorë të rinj të talentuar, ekspozita fotografike, nata e poezisë, aktivitete argëtuese për fëmijët, lojra sportive etj

Kolonia Ndërkombëtare e Piktorëve “Ditët e Mios” 

25 Tetor 2016

Kolonia e piktorëve, që zhvillohet në Korçë mban emrin e piktorit të famshëm korçar, Vangjush Mio. Piktorë nga Shqipëria dhe jashtë saj janë tashmë pjesë e kësaj kolonie. Për piktorët, Korça mbetet një studio e madhe, me hapësira për t’u eksploruar, befasuese për pasurinë që mbart, e cila është mjaft frymëzuese për të ushtruar talentin e tyre. Aktiviteti synon jo vetëm vendosjen e urave të komunikimit mes artistëve, por sidomos promovimin e vlerave të qytetit. Piktorë nga vende të ndryshme të botës janë pjesë e kësaj kolonie, që tashmë ka zënë një vend të rëndësishëm në aktivitetet kulturore në qytet dhe jo vetëm

 

   

Panairi i fundvitit

3 Dhjetor, 2016

Muaji i Festave po afrohet!
Kete vit ndezim dekorin e fundvitit ne date 3 Dhjetor me Panairin e Fundvitit ku do te marrin pjese et gjitha bizneset e interesuara si dhe do te organizohen mjaft aktivitete dhe surpriza.
PANAIRI I FUNDVITIT do te jete tek Sheshi para Teatrit "A.Z.Cajupi", prane pistes se Patinazhit.

Me sloganin “Festojmë edhe në dimër!”, dhe nën dekorin e mrekullueshëm që vesh qytetin në muajin dhjetor, Korça organizon Panairin e Fundvitit, të vetmin në Shqipëri.

Atmosferës festive, i shtohen shtëpitë e drurit, lodrat, ëmbëlsirat, pijet tradicionale (vera e nxehtë), mollët e pjekura, gështenjat, muzika në shesh, ekspozita të hapura e të tjera. Në qendër të qytetit, Shtëpia e Babagjyshit mirëpret të gjithë fëmijët ta vizitojnë e të bëjnë foto me babagjyshin. Pista e Patinazhit është një tjetër mënyrë argëtimi për të gjithë ata që zgjedhin t’i festojnë në Korçë festat e  fundvitit. 

 

Parada e Babagjyshit

30 Dhjetor 2016

Çdo 30 Dhjetor, Babagjyshi i vitit të ri me karrocë dhe shumë babagjyshë të tjerë të vegjël bëjnë paradën tradicionale në bulevardet kryesore të qytetit, që finalizohet në sheshin para Katedrales “Ringjallja e Krishtit”. Dhurata, muzikë, argëtim dhe surpriza për fëmijët në prag të ndërrimit të viteve.